Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij në burg për 30 ditë

$
0
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “30 ditë burgim” për gjyqtarin Ibrahim Hoxha. E njëjta masë është dhënë edhe për djalin e tij, Ledian Hoxhën.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës u arrestua në zyrën e tij nga policia nën akuzën e korrupsionit. Në pranga ranë edhe 2 persona të tjerë: Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajdja. Për këta të fundit Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg pa afat.

Ledian Hoxha u kap në flagrancë duke marrë një shifër prej 600 mijë lekësh me kushtin që i ati të jepte një vendim në favor të të arrestuarit tjetër, Dritan Jazexhiut. Në tavolinë ku po kryhej dhënia e parave ndodhej edhe shtetasi, Nevruz Gajdja, i cili ishte sekseri. Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles