Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Vdekja e nënës dhe foshnjës, Berisha: I vrau indiferenca e mjekëve, Prokuroria të veprojë

$
0
0

berisha2-2Vdekja e nënës dhe foshnjës, Berisha: I vrau indiferenca e mjekëve, Prokuroria të veprojë

Ish kryeministri Sali Berisha bën përgjegjës shërbimin e urgjencës për vdekjen e nënës 35-vjeçare dhe foshnjës së saj. Ndonëse gruaja shtatzënë shkoi në maternitet për shkak të komplikacioneve, nuk mori shërbimin e nevojshëm duke u drejtuar sa në njëri spital në tjetrin.

Sipas Berishës, indiferenca e mjekëve dhe mungesa e shërbimit çuan drejt vdekjes gruan dhe foshnjën.

Duke shprehur ngushëllimet për familjarët e tyre, Berisha i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë plotësisht ngjarje.

“Aidën dhe engjëllin e saj, i vrau indiferenca dhe urgjenca shpartallinë! Një nënë e re dhe një foshnjë u varrosen sot pasi ndërruan jetë duke udhëtuar në trajektoren e vdekjes nga një spital në një spital tjetër! Kjo është një ngjarje shumë tronditëse, një aktakuzë e rëndë ndaj atyre që i dhanë kohën e mjaftueshme vdekjes për t’u këputur jetën Aidës 31 vjeç dhe Ornelës, engjëllit 9-muajsh të saj që fluturoi së bashku me nënën e vet në qiell! Vdekja e tyre para hemorragjisë se shpretkës, që u la të rrjedhë sa deshi për të marrë dy jetë, ka si shkak kryesor indiferencën, ç’ organizimin, papërgjegjshmërinë e papranueshme ku është katandisur sot urgjenca dhe shërbimi i saj në Tiranë. Duke shprehur dhimbjen time të thellë familjarëve të Aidës dhe Ornelës, engjëllit të saj, i bëj thirrje prokurorisë të veprojë me të gjithë rreptësinë e ligjit edhe si një detyrim i madh ndaj Aides dhe Orneles, që i mori vdekja duke kaluar nga një spital në një tjetër në mënyrën më të pamerituar! Sb”, shkruan Berisha.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>