Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Deputetët e PD-së në Ishëm: Vetëm në Shqipëri e Kolumbi kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh

$
0
0

Një grup deputetësh të PD shkuan në pistën e avionit në Ishëm, ku tre ditë më parë ra një avion, piloti italian i të cilit pranoi se do të transportonte drogë.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha në një intervistë telefonike për Ora News se vetëm në Kolumbi dhe Shqipëri kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh.

Jemi mbi pistë dhe këtu kemi të bëjmë me një rast nga më ekstremët sepse vetëm në Kolumbi në Amerikën Latinë kanë arritur që kartelet e drogës të fuqizohen aq shumë sa të ndërtojnë edhe pista avionësh.

Një qeveri e cila pretendon se kontrollon territorin dhe sigurisht e kontrollon territorin sepse këto nuk bëhen pa dijeninë e qeverisë dhe as pa dhënë mbështetje qeveria. Ky është realiteti.

Në fakt rruga nuk ishte e mirë, sepse kjo qeveri nuk investon në rrugët që i shërbejnë banorëve por investon në pistat që shërbejnë për drogë. Ju siguroj se pista ishte shumë herë më e mirë se rruga që i shërben banorëve”, tha Paloka.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>