Dy të rinj në kryeqytet kanë përfunduar në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.
Efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe K.K, 26 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Armëmbaitje pa leje”.
Arma tip pistoletë, me mbishkrimin “CAL.380″i është gjetur 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik, ndërsa ky shoqërohej nga shtetasi K.K, i cili ka kundërshtuar shërbimet e Rendit duke i goditur dhe dëmtuar (grisur) uniformën.