Debati në emisionin Opinion është ndezur mbrëmjen e sotme. Administratori i UET, Henri Çili debatoi me deputetin demokrat Luçiano Boçi lidhur me skemën që u përdor për përzgjedhjet e maturantëve sivjet. “Çfarë do ti? Pranime në universitete si në komunizëm, doni kohën e Adil Çarcanit? Kështu iu drejtua Çili deputetit demokrat, Boçi. Sipas Çilit, Ministria e Arsimit ka bërë ligjin që u jep autonomi universiteteve shtetërore. Pra sipas tij, nuk është faji i Ministrisë së Arsimit. Nga ana tjetër, Luçiano Boçi sqaroi se skema e maturës shtetërore që futi PD-ja ishte më e saktë dhe nuk u bë kjo rrëmujë dhe pasiguri te të rinjtë.
↧
Henri Çili mbron Ministrinë: Kriteret i caktuan universitetet shtetërore
↧