Policia e Maqedonisë ka ekstraduar për në Shqipëri shtetasin A.M.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ana e forcave blu, pasi më 25.04.2016, Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “mashtrimi”. Shtetasi në fjalë, në shkurt të vitit 2015, ka mashtruar shtetasin Xh.D, banues në fshatin Berdenesh të Sarandës, duke i marrë 3 700 euro, me pretendimin se do t’i regjistronte djalin në shkollë në Kanada.
Ambasada e Kanadasë në Romë e ka njoftuar shtetasin Xh.D se ndodhet përpara një mashtrimi.