Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit të Pogradecit. Viktima është 18-vjeçari Fabio Hila.
Njoftohet se është kapur autori i krimit. Bëhet fjalë për një tjetër 18-vjeçar me inicialet F.M.
Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobta.
Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital.