Shfaqen sërish portretet e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe parullat e Partisë komuniste.
Veteran dhe përfaqësues të Partisë Komuniste kanë bërë homazhe në monumentin e “Nënës Shqipëri”, për të nderuar dëshmorët e Atdheut në ditën e tyre përkujtimore.
Ata mbanin foto të Enver Hoxhës, dhe pankarta “Rroftë Partia Komuniste” ndërsa nuk kanë munguar as nderimet grushtin lart.