Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Rruga e Kombit, Transportet kundërshtojnë KPP, kërkohet rishikim vendimi

$
0
0

Nga Elisabeta Dosku

Ministria e Transporteve ka dorëzuar shkresë zyrtare në Komisionin e Prokurimit Publik, ku kërkohet shqyrtim i vendimit të marrë tre ditë më parë, sa i përket koncesionit të Rrugës së Kombit, sipas të cilit kërkohej skualifikim i “Vendeka” dhe kualifikim si fitues të “Catalyst”.

RTV SCAN ka siguruar shkresën zyrtare e cila mban datë 7 Shtator 2016, ku Ministria e Transporteve kundërshon këtë vendim në aspektin procedurial. Në të thuhet se bashkimi i operatorve ekonomikë “Catalyst, e ka dorëzuar kerkesën e ankimimit jashtë afatit të përcaktuar me ligj.

“Pra afati i ankimimit ndaj vendimit të Autoritetit Kontraktues do t’i nënshtrohet rregullimit të përcaktuar në VKM 634, datë 01.10.2014, i cili është brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit, që është 22.07.2016.

Pala ankimuese, në bazë të këtij vendimi kishtë afat që brenda datës 27.07.2016 të ankimonte vendimin në Komisionin e Prokurimit Publik. Ankimi i “Catalyst” është depozituar në datën 1.08.2016, pra 5 ditë pas mbarimit të afatit” , thuhet në shkresën e Ministrisë së Transportit.

image

Argumenti vijon duke thënë se si i tillë, ankimimi nuk duhet të merrej fare në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik. Ministria thekson se vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për procedurën e dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit, është bazuar në rekomandimet e konsulentit financiar IFC, rekomandime të cilat iu janë bërë prezente edhe KKP-së.

Në fund, shkresa mbyllet me kërkesën e rishikimit të vendimit nr.664/2016 datë 26.08.2016 dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në të cilin është shpallur fitues “Vendeka” , duke mos pranuar kërkesën e grupit “Catalyst”. Tashmë Komisioni i Prokurimit Publik, ka afat ligjior 30 ditë për të kthyer përgjigje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>