Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Çfarë shkruante Berisha pak muaj më parë për ish–drejtorin e OSHEE që u vra sot

$
0
0

Ish–kryeministri Sali Berisha e kishte denoncuar pak muaj më parë ish–drejtorin e tensionit të lartë në OSHEE për veriun, që u ekzekutua sot në Rrëshen.

Më 28 maj, Berisha shkruante se Sajmir Jaku ishte me 8 klasë shkollë dhe i dënuar në Itali për drogë. Këto të dhëna, Berisha deklaronte se  i kishte marrë “qytetari dixhital”.

Statusi i Berishës:

-Drejtorin e tensionit të lartë në Veri, Sajmir Jaku si njeri me 8 klasë shkollë dhe të dënuar në Itali me burg për drogë! Miq, për Edvin Kristaq Ramen krimi është meritë për t’u emëruar në detyrë! sb

“Të rujt zoti z. Berisha u bëfsh 100 vjeç. Jam D.N nga Kurbini ing elektrik, ish punonjës i nënstacioneve veriut, në Mirditë drejtor tensionit lartë veri është emëruar Saimir Jaku me 8 klasë i dënuar ne Itali me burg për drogë. Ky është emëruar nga Ndrec deda kryetar bashkisë Mirditë i Edvin Ramës.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>