Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Korrupsioni në arsim: Edi Rama ndau 8 milionë euro me Henri Çilin”

$
0
0

Duke marrë shkak nga qindra maturantë që po protestonin para Parlamentit pasi u është mohuar e drejta për t’u pranuar në universitete, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një akuzë të rëndë për qeverinë.

Ish-kryeministri duke folur jo vetëm me pranimet në universitete, por edhe titujt e doktoraturës, akuzoi Edi Ramën për korrupsion në arsim së bashku me Henri Çilin.

“Edi Rama kur erdhi në pushtet, bllokoi gjithë procesin e dhënies së doktoraturave në sistemin publik, me qëllim që t’ia kalonte privatit”, tha Berisha. Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama ka ndarë 8 milionë euro me Universitetin Europian të Tiranës, i cili ka për administrator Henri Çilin.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha, kërkoi edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit Lindita Nikolla për kaosin që bërë në arsimin e lartë.

“Ti dhe arsimi jeni dy gjëra të ndryshme, mire është të konsiderosh dorëheqjen immediate, të kërkosh të bëhet procesi nga e para dhe t’i nxjerrësh maturanti nga ankthi ku i ke futur”, iu drejtua Berisha ministres në Kuvend, duke e quajtuar një lojtare të mjerë dhe të keqpërdorur.

Berisha tregoi se kur ishte kryeministër i kishin kërkuar t’i rriste kuotat dhe mesataren bazë në të cilën të pranoheshin maturantët në Universitetet Publike, por ai këtë nuk e kishte pranuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>