Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Lirohet gabimisht nga burgu bosi shqiptar i drogës në Itali

$
0
0

Mediat italiane raportojnë për një rast të një shqiptari i cili është liruar gabimisht nga burgu, edhe pse njihej si bos i drogës. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar.

Sipas medieve italiane, ai kishte lënë qelinë 1 javë para se të ndalohej. Ai ishte arrestuar më 26 gusht nga policia e Padovas sepse i ishte gjetur drogë dhe një sasi e madhe parash.

Ndërsa në vitin 2008 ishte kapur nga policia e Romës në një rafineri në Bergamo, ku i ishte konfiskuar 30 kilogramë heroinë.

“Një boss i mafias shqiptare është lënë i lirë për shkak të një gabimi: Një çështje teknike burokratike”, shkruan Il Gazetino.

Pas arrestimit në vitin 2008, ai kishte përfituar nga një dekret që kërkonte përjashtimin e tij nga Italia deri në vitin 2022, por nuk ishte larguar. Në fund të gushtit policia e arrestoi sërish me drogë teksa udhëtonte me një makinë “Polo”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>