Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Shpikja moderne e të burgosurve shqiptarë në Greqi për të trafikuar drogë

$
0
0

Të burgosurit shqiptarë në burgjet greke po përdorin dron për të transportuar për në qeli lëndë narkotike si dhe telefona celularë.

Rasti është regjistruar në një burg në Larisa (fotoja), ku të burgosurit janë përpjekur të fusin telefonat dhe drogën nëpërmjet mjetit fluturues me telekomandim.

Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan se “truri” i skenarit është një 36 vjeçar shqiptarë, i cili është dënuar me 25 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale, vjedhje dhe vepra të tjera penale, ndërkohë që rol qendror për skenarin kanë pasur edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 33 dhe 26 vjeç, po këtë burg, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasje dhe grabitje.

Planin e mori përsipër për ta zbatuar një 24 vjeçar shqiptar, i dënuar për grabitje. Ai kishte dalë nga burgu me leje të rregullt me dy grekë, një 19 vjeçar dhe një vajzë 24 vjeçare, të cilët kishin siguruar dronin dhe porcionet me drogë.

Policia ka koksifikuar 211 gramë heroinë, 418 gram hashash, 10 telefona celularë, 25 karta SIM, një bllok të vogël me emra dhe numra telefoni.

Nga hetimet e grupit të sigurisë burg, u zbulua se 24 vjeçari shqiptari i liruar përkohësisht, udhëtoi deri në Athinë për të blerë mjetin fluturues. Ai i rikthye mesditën e së enjtes në burg.

Në të njëjtën ditë, edhe vajza greke kishte udhëtuar për në Athinë për të blerë drogë. Sipas policisë, të arrestuarit, përfshirë edhe 19-vjeçarin grek, do të mund të fitonin nga aktiviteti deri në 150 mijë euro nga trafiku i drogës dhe telefonave.

/Ora News/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>