Emisioni investigativ “Fiks Fare” vjen me surpriza të reja në këtë sezon të ri, i cili nis mbrëmjen e së hënës, më 5 shtator në Top Channel.
Programi më i ndjekur televiziv, i cili sjell në ekranet e shqiptarëve denoncimet dhe skandalet e korrupsionit, do të vijë këtë vit me ndryshime të mëdha, për ta çuar në një nivel edhe më të lartë këtë emision kaq të dashur për shqiptarët. Ndryshimet konsistojnë duke filluar që nga moderatorët e rinj, skenografia, platforma, ndërkohë është zgjeruar dhe stafi i bashkëpunëtorëve dhe gazetarëve.
Dy moderatorët e rinj do të jenë Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët i kemi parë shpesh në ekran. Ata janë djemtë energjikë dhe plot humor që sillnin energji tek “E Diell” në Top Channel. Janë të dy aktorë, kanë përfunduar Akademinë e Arteve të dy për aktrim. Nuk ndahen që nga viti 2004, kur kanë qenë studentë. Thuajse në çdo shfaqje kanë qenë bashkë, por edhe kur skanë qenë shanin shfaqjet e njëri tjetrit, thjesh dhe vetëm se nuk luanin bashkë. Janë një dyshe mjaft simpatike për Fiks Fare, që do të sjellin plot ironi, humor dhe sarkazëm, thumba dhe kritika për problemet e qytetarëve.
Devisi ka lindur në Tepelenë dhe jeton në Tiranë, ai ka një karrierë jo të vogël skenike. CV-ja e tij është e mbudhur plot me role, sukses që vjen pas studimeve për dramë, në kursin e drejtuar nga Prof. Birçe Hasko. Doriani është një vit më i madh, por jo se ai bën ligjin. Ka plot humor dhe të dy bashkë janë një dyshe tepër e talentuar. Studimet si edhe miku i tij i ka kryer në Akademine e Arteve prane Fakultetit te Artit Skenik dega Drame. Nga viti 2002 deri ne vitin 2004 ai ka punuar pranë RTSH-se si ideator dhe prezantues ne kater emisione radiofonike. Nga viti 2004 e ne vazhdim punon prane Top-Channel dhe disa kanaleve te tjera televizive si dublues i filmave artistik, serialeve, kartonave, dokumentareve, reality show dhe emisioneve te ndryshme.
Ky sezon për Fiks Fare do të ketë dhe ndryshime të tjera. Skenografia e emisionit do të jetë edhe më magjike. Një skenë e re dhe një investim i madh nga Top Channel për emisionin investigativ më të ndjekur në ekranet shqiptare.
Pjesë e ndryshimit të emisionit është edhe gjinia çlodhëse e “Monitorimeve” që sivjet vjen me një platformë të re, që do të prezantohet nga të mirënjohurit Koço Devole dhe Gent Pjetri (Doktori).
Velinat e Fiksit do të jenë Anisa dhe Briseda, dy bukuroshet të cilat sezonin e kaluar ishin pjesë e emisionit vetëm ditën e premte, tani ato do jenë pjesë e përditshme e emisionit.
Nga ana tjetër është zgjeruar stafi i bashkëpunëtorëve dhe gazetarëve në misionin për të denoncuar dhe publikuar padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve nga administrata, institucionet dhe zyrtarët e shtetit. Pra, me plot surpriza të reja, tema investigative dhe kamera të fshehta, sezoni i ri i Fiks Fare starton të hënën në ekranin e Top Channel./Shqip