Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në krye të detyrës, duke e cilësuar këtë ngjarje si tronditëse.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torovicën duke qëlluar me armë.
Burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në vecanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurine e qytetarëve”, deklaroi Basha.