Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Vajza u përdhunua kur punonte si Babysitter”, policia: Ja e vërteta

$
0
0

Policia e Durrësit ka hedhur poshtë akuzat e familjarëve të Desara Qoniku, se vajza është përdhunuar në banesën e shtetasit I.P, ku ajo punonte si “Babysitter”.

“Në 22 gusht, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqendruar shtetësia Desara Qoniku. Me të marrë njoftim , Policia e Durrësit paralel me dhënien e ndihmës shëndetësore ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se është marrë në pyetje e ëma e vajzës, dy shoqet e saj të cilat pohojnë se kishin dijeni për punësimin e Desara Qoniku dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20-23 gusht.

Pas ekzaminimeve të mëtejshme eksperti mjeko-ligjor ka konfirmuar se ndaj Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çrregullime të shëndetit mendor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>