Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

DETAJET/ Vetëvrasja në Rinas, fjalët e fundit të 23-vjeçarit para veprimit ekstrem

$
0
0
Ne foto emigranti para se te hidhej. Foto: Opinion.al

Ne foto emigranti para se te hidhej. Foto: Opinion.al

Një emigrant shqiptar është vetëvrarë ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur

Policia thotë se viktima është Juglend  Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues TiranWe.

“Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në Spitalin Ushtarak“.

I riu mësohet se kishte mbërritur në aeroport në orën 15:30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas, por ai nuk ka komunikuar me asnjë, por menjëherë është hedhur.

Blutë kanë bërë transportimin e menjëhershëm të të riut për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë 23-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka  ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.

Veprimi i paprecedent ka ngjallur panik edhe mes udhëtarëve të tjerë në terminal.

Nga ana e policisë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>