Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Prokuroria siguron 7 dëshmi që faktojnë se Ardit Gjoklaj ka punuar në landfillin e Sharrës

$
0
0

Ardit Gjoklaj ishte punonjës sezonal i kompanisë “3R” në landfillin e Sharrës, në selektimin e mbeturinave.  Kjo është konfirmuar për prokurorin nga 7 dëshmitarë, me të cilët natën e ngjarjes Gjoklaj ishte duke punuar në vendgrumbullimin e mbeturinave urbane në Sharrë.

ABC News ka mësuar se prokuroria ka siguruar dëshmit e 7 personave, nga 14 të marr në pyetje, të cilët konfirmojnë se Gjoklaj kishte më shumë se 1 muaj që punonte në landfill i pasiguruar dhe deklaruar nga kompania 3R. Për hetuesit, ka qenë fillimisht përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama ai që ka mohuar punësimin e Gjoklajt në kapanonin e selektimit të mbetjeve urbane por që pas caktimit të masës së sigurisë ka ndryshuar qëndrim. Nga ana tjetër, edhe në momentin e gjetjes së 17-vjeçarit të vdekur, policia gjatë këqyrjes ka konstatuar se Ardit Gjoklaj kishte veshur dorezat e kuqe, siç i kishin punëtorët e tjerë të regjistruar dhe një mushama shiu me mbishkrimin: Bashkia e Tiranës.

ABC News prej ditësh ka tentuar të kontaktojë zyrtarisht me drejtuesit e Mjekësisë Ligjore për përfundimin e autopsisë së trupit të 17-vjeçarit, por asnjë përgjigje nga institucioni i cili edhe pse kanë kaluar mbi 25 ditë ende nuk e ka dorëzuar në prokurori raportin e shkakut të vdekjes. Nga ana tjetër, burime kofidenciale i thanë ABC Neës se Ardit Gjoklaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes nga kova e ekskavatorit dhe më pas shtypja nga zinxhirët e makinerisë së rëndë. Edhe në dosjen paraprake të prokurorisë, nga kqyrja e kufomës janë përshkruar me detaje dëmtimet e trupit të 17-vjeçarit. Sipas këtij materiali, që ABC Neës e ka siguruar, thuhet se viktima ka pas dëmtime të mëdha, si kokë, gjymtyrë e trup të deformuar deri edhe në mungesë të indeve të ndryshme, si pasojë e zinxhirëve të ekskavatorit tashmë të bllokuar që ndodhet brenda rrethimit të landfillit të Sharrës./ ABC News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>