Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Nis nesër procesi i rivlerësimit të pasurisë, Muho: Ja hapat që duhet të ndjekin qytetarët

$
0
0

ilirjan-muho-per-pronat-e1472656425917Duke filluar nga dita e nesërme, 1 Shtator, do të nisë procesi i rivlerësimit të pasurisë. Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho, ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin qytetarët për rivlerësimin e banesave dhe pronave të tyre. Muho sqaron se qytetarët duhet të paraqiten në zyrat e Hipotekës me një dokument pronësie, e më pas të plotësojnë formularin e rivlerësimit.

Kryeregjistruesi Muho, tha se rivlerësimi i pasurisë sjell përfitim për qytetarët, pasi e vlerëson pronën në përputhje me vlerat e tregut imobiliar.

“Qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit. Duke filluar nga nesër ata mund të tërheqin një formular me dy kopje. Pikën 1 dhe 2 e plotësojnë qytetarët, ndërsa pikën 3 dhe 4 e plotësojnë punonjësit e Zyrave të Regjistrimit. Ky formular më pas dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit. Pasi llogaritet vlera, qytetari e merr këtë formular dhe pas bërjes së pagesës do të bëjë edhe regjistrimin e pronës”, tha Muho.

Muho tha se me realizimin e këtij procesi do të ketë edhe një zhvillim pozitiv të tregut imobiliar.

Ky proces i rivlerësimit të pasurisë mund të bëhet ose në Zyrat e Regjistrimit, ose nga ekspertë privatë, në varësi të zgjidhjes nga vetë qytetarët.

Muho sqaron se pagesa për realizimin e këtij procesi është 700 lekë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>